Kurti pa karar me opozitën: Diletantë, manipulues – nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kurti pa karar me opozitën: Diletantë, manipulues – nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur diletantizëm, kërkesën e opozitës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

“Nesër do ta kenë shumë të lehtë ta votojnë që të njëjtat mjete t’i qesim për tender asfalti.  Është diletantizëm i jashtëzakonshëm, por pasojat nuk kemi pse i bartim ne të tjerët.  Kjo është ftesë e hapur për ta zbrasur Trustit.

Ai fond është për të mos e zbrasur, e jo ta humbim pleqërinë ta humbim moshën e shtyer, e të mos rregullojmë asgjë ama bash asgjë.

Është e rrezikshme për ardhmërinë e vendit lejimi i tërheqjes së mjeteve të tilla. Pas manipulimit të parë, do të kenë tendenca edhe për manipulime tjera.

Presin t’ju dalë në ndihmë edhe Lista Serbe. Nismëtari ka deklaruar se e kanë edhe mbështetjen e Listës Serbe. Ne nuk kemi si e mbështesim një nismë të tillë dhe kur e kemi kundërshtuar herën e parë, e kemi thënë shumë qartë, jemi kundër sepse e dimë që hapet dera për më shumë, dhe ja ku jemi sot, duan t’i tërheqin krejt”, ka thënë Kurti./Periskopi

Shpërndaje në: