Kurti për reagimin e BE-së ndaj Serbisë: Po t’i vendosnin sanksione, nuk do të ishim në këtë situatë

Kurti për reagimin e BE-së ndaj Serbisë: Po t’i vendosnin sanksione, nuk do të ishim në këtë situatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po të vendoseshin sanksione ndaj Serbisë, nuk do të ndodhej kjo situatë, reagim ky që ka ardhur pas ndalimit të qytetarëve shqiptarë nëpër pikat kufitare.

Në një konferencë për media, ai është pyetur për reagimin e ashpër të Bashkimit Evropian gjatë ditës së djeshme, ku u përgjigj:

“Së pari, po të kishte sanksione ndaj Beogradit, atëherë kur u rrëmbyen tre policët tanë, në veri të Kosovës, ose atëherë kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku më 24 shtator, ne nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Sot arrestimet në masë që i bën Serbia, të qytetarëve, qofshin të zakonshëm apo zyrtarë shtetërorë si zëvendësdrejtori i Policisë, këto nuk do të vinin në shprehje sikur Serbia të ishte nën sanksione” – tha kryeministri.

Sipas Kurtit, Serbia është trimëruar nga mungesa e sanksioneve, duke thënë se shteti atje është mafioz dhe udhëhiqet nga një “kryemafioz”.

“Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar, dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit të Serbisë, që vjen si pasojë e një nervoze të saj për sukseset tona, të paraqet një etapë të re, në të cilën do të kuptohet se Kosova është shteti demokratik, shteti i së drjetës, ndërkaq Serbia, prakitikisht është shtet mafioz ku një person lanson fushatë përndjekëse ndaj të tjerëve.

Besoj që zyrtarët e Brukselit do ta ken ëparë konferencën për media të shtunën të Vuçiqit, kur u bën 10 muaj të rrëmbimit të policëve tanë, dhe në ditëlindjen e Njësitit Special ushtarak “Kobra” që i kishte rrëmbyer ata policë.

Shteti mafioz ku kryemafiozi është njeri publik, më publik atje, duke qenë president, nuk është ndryshe.” – tha ai.

Mes tjerash, kryeministri i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të kërkojë lirimin e shqiptarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë, numri i të cilëve tha se nuk dihet.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve, që të gjithë shqiptarët që po mbahen në burgjet e Serbisë, gjithashtu, e në veçanti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës. Po them gjithë shqiptarët, se s’e dojmë sa prej tyre janë duke u mbajtur në burg.” – u shpreh Kurti.

Ndryshe, në këtë konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se së paku një mijë e 498 qytetarë u ndaluan të mërkurën nga Serbia.

“Sipas informative tona, dje së paku një mijë e 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, disa janë arrestuar dhe marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjn e tyre personalisht në UCK apo familjarëv etë tyre dhe veprimtarinë gjatë viteve 98-99.

U janë marrë dokumentet personale, në pamundësi për të lëvizur, qytetarët e Kosovës janë provokuar shumë herë fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe, ka shkaktuar frikë tek të fëmijët dhe të miturit.” – tha ai.

Shpërndaje në: