Kurti pret Lajçakun pasdite: Kryeministria nuk njofton për konferencë

Kurti pret Lajçakun pasdite: Kryeministria nuk njofton për konferencë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, në 14:30, por në njoftimin e dërguar nga zyra e kryeministrit nuk kanë njoftuar se do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë vizitës së tij treditore në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga zyra e kryeministrit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 14:30

 Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Ndërtesës së Qeverisë.

Shpërndaje në: