Kurti pyetet për ngërç institucional, përgjigjet për banim në Podujevë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti me të përfunduar vënia e gurthemelit për objekte të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, dëgjoi vëmendshëm dhe deri në fund pyetjet e gazetarit për bllokadën drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mundësitë e rrugëzgjidhjes së saj, por u përgjigj për objektin që nisi të ndërtohet në këtë qytet, raporton EO, transmeton Periskopi.
“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… Për ato çështjet e tjera në Prishtinë e këtu jemi për banim”, u përgjigj Kurti.



