Kurti sërish e përjashton LDK nga kombinimi për President: Na duhen së paku 84 ose 85 vota
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se është optimist për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Jemi të përcaktuar që t’i shmangum zgjedhjet e reja, sepse zgjedhjet e reja nuk do të jenë zgjidhje për numrin prej 80 deputetë…Ndërkohë që ne nuk e kemi sfidë numrin prej 61 deputeteve për formimin e qeverisë por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe e dini që kandidati ynë është zyrtarizuar e po ashtu edhe kundërkandidati i saj Fatmir Mulhaxha-Kolçaku, dhe ndodhemi tani ku ndodhemi”.
“Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje. Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi tarsnparent sa i përket procesit dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e takimeve. Përderisa jemi në këtë fazë gjithmonë do të ju njoftojmë për takimet por nuk do të iu tregojmë për emrat konkret që nuk është arritur ndonjë marrëveshje”,tha Kurti.
Ai para mediave theksoi se vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetë do t’i bënte komodë për zgjedhjen e presidentit.
“Unë vazhdoj të kem qëndrimin e njëjtë nëse kemi një emër të përveçëm po synojmë 80 ose 81 vota në sallë, kjo është një rresik tepër i madh. Vetëm një shumicë 84 ose 85 vota do ta bëntë komodë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti./Periskopi



