Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh plan për aneksimin e veriut

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bazuar në të gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.

Kurti thotë se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, e sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë e trupa.

Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar Kurti të hënën në rrjetin social X.

Kurti ka shkruar se sulmet ishin të orkestruara nga shteti i Serbisë.

“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: