Kurti takohet me sekretaren britanike, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Kurti takohet me sekretaren britanike, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Këtë takim e ka bërë të ditur Truss, ku përmes Tëittterit ka shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe ka treguar se bashkë kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve kundrejt pushtimit rus në Ukrainë dhe ‘sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor’

“Mrekulli të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale, bashkërendimin e veprimeve kundër pushtimit illegal rus të Ukrainës dhe sfidimin e influences malinje në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruajtur Truss në Twitter.

Shpërndaje në: