Kurti thumboi opozitën, Çitaku: Kjo qeveri s’e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC’në, nikoqirët i keni vu në siklet

Kurti thumboi opozitën, Çitaku: Kjo qeveri s’e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC’në, nikoqirët i keni vu në siklet

Ish ambasadorja Vlora Çitaku duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës me MCC’në, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë meritë dhe se nikoqirët i kanë vënë në siklet.

Ajo ia bën me dije Kurtit se atje përfaqëson shtetin, jo VV’në.

Ja reagimi i plotë:

Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.

Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet.

Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.

Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së.

Shpërndaje në: