Kurti u fut pas orës 19:00 në selinë e VV-së, nuk del prej aty e as nuk dihet çka po bën

Kurti u fut pas orës 19:00 në selinë e VV-së, nuk del prej aty e as nuk dihet çka po bën

Kryeministri i Kosovës me emrin Albin dhe mbiemrin Kurti ka shkuar pas daljes së exit polleve të para në selinë e Vetëvendosjes tash e më shumë se katër orë. Por, prej aty nuk po del që po nuk po del për të dhënë një prononcim në lidhje me humbjet dërrmuese të partisë së tij.

Tash e tri orë, mediat po presin Kurtin para zyreve të Vetëvendosjes në temperatura mjaft dimërore që janë poshtë 10 gradë celsiusëshit.

E vetmja që ka folur nga Vetëvendosje ka qenë Fitore Pacolli.

Në anën tjetër, homologët e Kurtit si kryetar partie, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi kanë dalë para medieve për të folur për rezultatet e tyre zgjedhore.

Kjo kishte ndodhur nga oponentët e tij politikë edhe në të kaluarën, kur kishin pranuar humbjet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nuk dihet se çfarë po bën kryetari i Vetëvendosjes që është edhe kryeministër në selitë e partisë së tij. /Periskopi

Shpërndaje në: