Kurti: Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia s’është

Kurti: Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia s’është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë, por se kjo e fundit nuk është.

Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka theksuar se raportin me Serbinë nuk e kemi normal, megjithatë dëshiron ta normalizoj.

“Mirëpo, Serbia ka ngelur pas, meqenëse ajo nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka formuluar shumë mirë çështjen, ka thënë se duhet të kemi normalizim të plotë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila ka në qendër njohjen reciproke”.

“Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, Serbia nuk është e gatshme. Asnjë instancë e Kosovës nuk ka asnjë faj për faktin që nuk e kemi suksesin e pretenduar me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, qenia e saj nuk është problematike. Raportin me Serbinë nuk e kemi normal, duam ta normalizojmë, mirëpo për këtë qëllim është Serbia që duhet të ndryshojë”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në: