Kurti: Unë jam kryeministër  i shpresës dhe progresit, Vuçiqi i frikës dhe kërcënimit

Kurti: Unë jam kryeministër  i shpresës dhe progresit, Vuçiqi i frikës dhe kërcënimit

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar një deklaratë të Aleksandër Vuçiqit se me të në pushtet nuk mund të ecë dialogu, raporton Periskopi.

‘’Unë jam kryeministër  i shpresës dhe progresit. Me keqardhje duhet të them  që Vuciqi po shfaqet si president i frikës e kërcënimit’’, tha Kurti.

‘’Vuciqi më shumë paraqitet si pengesë se sa lehtësues. Sidoqoftë, kurdo që na thërret Brukseli, unë jam edhe i gatshëme dhe i interesuar.’’, shtoi ai në konferencë.

Kujtojmë që një takim mes tyre u pat planifikuar të mbahet në korrik, por dështoi. Tash pritjet janë në fund të gushtit.PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: