
Kurti veç para pak muajsh: Nëse KEDS-i nuk i mbledhë faturat nëpër veri duhet ta bëjë qeveria
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për çështjen e energjisë.
“Kjo do të mundësojë faturimin e energjisë për katër komunat veriore nën ligjet e Kosovës dhe sistemin rregullativ’, tha zv.kryeministrit Bislimi.
Por çfarë thoshte para disa muajsh kryeministri i vendit Albin Kurti në foltoren e kuvendit, për mbledhjen e këtyre faturave.
“Nëse KEDSI nuk i mbledhë faturat nëpër veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja dhe furnizimi. Nëse nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë qeveria.”
Kështu deklaronte Kurti i atëhershëm, ku sot shohim një Kurt krejtësisht ndryshe e me deklarata edhe më ndryshe.
Përkundër këtij premtimi të Kurtit veç para pak muajsh, faturat në veri do t’i mbledhë Elektroseveri