Kurtit i “qesh fytyra” që vizitoi San Franciskon për herë të parë në jetën e tij

Kurtit i “qesh fytyra” që vizitoi San Franciskon për herë të parë në jetën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një intervistë në ‘Zërin e Amerikës’, ku ka folur për vizitat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Periskopi.

Ai teksa flet dallohet të jetë i entuziazmuar kur tregon për fluturimin e tij në San Francisko, për vizitë me ndërmarrës.

“Prej Washington DC fluturova për në San Francisko, ishte hera e parë që shkova në Bregun Perëndimor”, shprehet me fytyrën ‘plotë buzëqeshje’ kryeministri Kurti.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u nis më 6 Maj për në SHBA, ku deri më tani, përveç takimit me këshilltarin e Presidentit Joe Biden (jo në Shtëpi të Bardhë), ka takuar vetëm kompani të cilët iu bëri thirrje për investime në Kosovë./Periskopi/

Shpërndaje në: