Kusari-Lila: Pas Albulena Haxhiut, vjen Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit

Kusari-Lila: Pas Albulena Haxhiut, vjen Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila u shpreh se nuk do të lëshojnë pe e as nuk ka kompromis me partitë e tjera për emrin e kryeparlamentarit.

Kusari-Lila u shpreh se Albulena Haxhiu si kandidate për kryetare të Kuvendit, është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa pas saj, vie Donika Gërvalla për të cilë e la të hapur mundësinë për ta kandiduar për kryeparlamentare.

“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, pas saj është Donika Gervalla Shwarz – na po dojmë një grua me kandidu për kryetare të Kuvendit. Qoftë te propozimi i zotëri Haradinaj qoftë te propozimi i PDK-së, as njëra as tjetra nuk hyjnë në pranueshmërinë prej anës së tyre.  Cka të bjëmë tash, a të ja marrim ne atyre listën e pranuesheme për ne?’’, u shpreh ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: