Kusari: Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje

Kusari: Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje

Juristja i mediave, Flutura Kusari ka komentuar vendimin e Gjykatës për dënimin e Dimal Bashës për shpifje, raporton Periskopi.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se pavarësisht Vetëvendosjes, shpifja do të mbetet e rregulluar me ligj civil.

Postimi i plotë:

Nëse ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja me qenë vepër penale, Dimal Basha ish shku në burg për shpifje.

Pavarësisht ëndrrave të VV-së, shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me ligj civil në Kosovë.

Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizu dhe shpresoj të gjej kohën me publiku një analizë të këtij vendimi.

Shpërndaje në: