Kusari: Policia të sigurohet që gazetarëve të mos u ndodhë asgjë në veri

Kusari: Policia të sigurohet që gazetarëve të mos u ndodhë asgjë në veri

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se është absolutisht jetike që Ministria e Punëve të Brendshme, policia dhe institucionet e sigurisë, të sigurohen që gazetarëve të mos u ndodh asgjë në veri, pas situatës së tensionuar në rritje.

“Instrumentet ndërkombëtare e obligojnë shtetin tonë që në situata si kjo sonte të kenë plane te detajuara për sigurinë e gazetarëve”, ka shkruar Kusari në një postim në Facebook.

“Instrumentet: Rekomandimi për Sigurinë e Gazetareve 2021 i Bashkimit Evropian / Rekomandimi 2016 për Sigurinë e Gazetarëve i Këshillit të Evropës”.

Shpërndaje në: