Kusari: Qeveria s’ka ndarë buxhet për RTK sepse e kanë mision me shkatërru pasi s’po mundem me kontrollu
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se qeveria e ka përjashtuar RTK’në nga ndarja e buxhetit, raporton Periskopi.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se kjo ndodh për shkak që Kurti, Murati dhe Vetëvendosje e kanë në plan për ta shkatërruar RTK’në.
Kusari tutje këtë e konsideron luftë kundër lirisë së mediave.
Postimi i plotë:
Qeveria ka marre vendim me i dhene buxhet disa institcuoneve por ka refuzuar qe te ndaje buxhet per RTK-ne. Pra, e ka pasur mundesine ligjore dhe buxhetore por e ka perjashtu RTK-ne.
Perse?
Sepse Kurti, Murati dhe njerezit e VV kane mision special me e shkaterru RTK-ne masi s’po munden ta vendosin ne kontrolle totale. Kontrolla e kufizuar aktuale te cilen jane duke e ushtru – vec kqyrni lajmet ne 19.00 – nuk po iu mjafton.
Kjo eshte lufte speciale kunder lirise se medias, lufte speciale kunder RTK-se dhe neperkembje e 700 punetoreve dhe familjeve te tyre.
Une njoh njerez qe punojne ne RTK qe vuajne nga semundjet dhe per ilace po kerkojne ndihme nga familjaret. Kjo qasje eshte denigrimin dhe cenim i integritetit dhe mireqesines personale te njerezve.
Pergjegjese eshte Levizja Vetevendosje dhe Kurti.



