Kush është Piroli, vrasësi me pagesë që mori hak për kosovarin e ekzekutuar në Ulqin

Kush është Piroli, vrasësi me pagesë që mori hak për kosovarin e ekzekutuar në Ulqin

Dje pasdite, rreth orës 17:30, personeli i spitalit të Lezhës ka mbetur i befasuar, kur në urgjencën e tij është paraqitur një shtetas ende i panjohur, i cili ka kërkuar ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Personi i panjohur ka zbritur nga mjeti i tij një shtetas të palgosur, i cili më pas u identifikua si 34 vjeçari Vinçenc Piroli, me origjinë nga Kurbini, por banonte në Shkodër. Këto të dhëna janë publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

I panjohuri ka lënë të plagosurin në spital dhe është larguar me shpejtësi pa mundur të identifikohet.

Policia e Lezhës po kontrollon kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe personit të panjohur, që dorëzuan të plagosurin në spitalin e Lezhës.

Mjekët e spitalit në Lezhë janë përpjekur ti japin ndihmën e parë të plagosurit, por kur kanë parë së kishte nevojë për ndihmë me të specializuar, e kanë nisur atë me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Nga të dhënat e para rezulton, se Vinçenc Piroli është plagosur në Shkodër, në rrethana ende të pasqaruara mirë. Autori e ka qëlluar Pirolin në gjoks dhe në bark.

Po cili është në të vërtetë Vinçenc Piroli, sipas Artan Hoxhës.

Zyrtarisht 34 vjeçari Piroli është në kërkim ndërkombetar për shkak së akuzohet direkt si autori i një atentati të kryer në komunën e Ulqinit, në Malin e Zi, me date 4 korrik 2021, ku mbeti i vrarë shtetasi malazes Momçillo Gjurishiq 68 vjeç.

Policia e Malit të Zi, hetoi për më shumë se tre muaj e gjysmë, duke bashkëpunuar dhe me policinë shqiptare, deri sa arriti tq provonte se kush ishin autorqt e vrasjes se 4 korrikut tq vitit tq kaluar në Ulqin.

Në një konferencë shtypi, me datë 12 tetor 2021, policia malazeze deklaroi publikisht se kishte zbardhur atentatin ndaj Momçillo Gjurishiq.

Sipas Policisë se Malit te Zi, autorët e këtij krimi janë shtetasit shqiptar, Vinçenc Piroli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, me origjinë nga Kurbini.

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

“Zyrtarët e sektorit kundër kriminalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht, dy shtetas shqiptarë Vinçenc Piroli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.

Boshkoviq tha se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së autorëve”.

Nga hetimi i policise malazeze ka rezultuar se autorët janë futur në territorin e Malit të Zi në mënyrë legale në orët e para të 4 korrikut.

Ata janë larguar në drejtim të Shqipërisë menjëherë pasi kanë kryer krimin në Ulqin, përmes pikës se kalimit kufitar Sukobinë-Murriqan.

Atentati i 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiq, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, të cilët janë kontraktuar për të kryer krimin për motive të hakmarrjes.

Në 2 mars të vitit 2017, djali i viktimës, Savo Gjurishiq 29 vjeç, vrau me armë zjarri në qytetin e Ulqinit, shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç.

Autori u kap vetëm 20 minuta pas krimit dhe familjarët e tij u shprehen të shqetësuar, se i druheshin një hakmarrje nga 3 vëllezërit e tjerë të viktimës nga Kosova.

Policia malazeze, sipas Hoxhës, dyshon se të afërmit e viktimës nga Kosova, kanë paguar për t’u hakmarrë, dy vrasësit nga Shqipëria.

Djali i Momçillo Gjurishiq, Savo Gjurishiq, u denua si autor i vrasjes se 53 vjeçarit nga Kosova. Por të afërmit e Likajt, kanë mbetur të pakënaqur nga ky vendim, dhe kanë menduar ta vendosin vet drejtësinë.

Sipas hetimeve të policise malazeze, rezulton se vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiq, përpara lokalit të tij në Ulqin, është kryer nga Vinçenc Piroli, ndërsa Dorjan Lala ka patur rolin e ndihmësit.

Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga 12 tetori i vitit të kaluar, Vinçenc Piroli dhe Dorjan Lala kanë vazhduar të qëndrojnë të lirë në territorin e Shqipërisë, derisa dje pasdite, Piroli ka rënë pre e një atentati të papritur.

Shpërndaje në: