Kush është vrasësi shqiptar që kërkohet në 194 shtete të botës nga Interpoli

Kush është vrasësi shqiptar që kërkohet në 194 shtete të botës nga Interpoli

Muharrem Llani është një nga 69 shqiptarët, që kërkohet në 194 shtete të botës, e për të cilin Interpol ka publikuar foton e vetme që disponon për të.

Llani kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, por sipas procedurave, në rast arrestimi ai së pari do të jetë subjekt gjykimi në Shqipëri, si vendi në të cilin ka kryer krimin.

Në faqen zyrtare të Interpol, për Muharrem Llanin shkruhet se akuzohet për vrasje me paramendim. Në fakt, edhe në dosjen që ndodhet në Shqipëri, thuhet se ai bashkë me vëllain janë akuzuar dhe dënuar me nga 25 vjet burgim secili për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë).

Në vitin 2012, sipas dosjes, dy vëllezërit qëlluan për vdekje Arjan Shkretën dhe plagosën rëndë vëllain e tij, Leli Shkreta, raporton Top Channel.

Ndërsa për vëllain e Muharremit, Jetmirin ka një dosje në Itali, për krime edhe më të rënda, që nisin me vrasje e deri në pengmarrje e shfrytëzim prostitucionit.

Shpërndaje në: