Kush janë pesë kandidatët më të votuar të LDK’së deri tani

Kush janë pesë kandidatët më të votuar të LDK’së deri tani

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë  numëruar 913 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 35,71%, raporton Periskopi.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka marrë 26 mijë e 551 vota.

Në vendin e dytë është Hykmete Bajrami me 16 mijë e 805 vota.

Kurse, në vendin e tretë është djali i presidentit histortik Ibrahm Rugova, Ukë Rugova më 14 mijë e 752 vota.

Në vendin e katër është Doarsa Kica Xhelili më 12 mijë e 967 vota.

Ndërsa, në vend të pestë është Avdullah Hoti 12 mijë e 957 vota./Periskopi/

Shpërndaje në: