Kush janë pesë kandidatët më të votuar të LDK’së deri tani
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 424 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 94,80%, raporton Periskopi.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka marrë 47 mijë e 843vota.
Në vendin e dytë është Hykmete Bajrami, me 47 mijë e 843 vota.
Kurse, në vendin e tretë është djali i presidentit histortik Ibrahm Rugova, Ukë Rugova, më 41 mijë e 991 vota.
Në vendin e katër është Avdullah Hoti, më 37 mijë e 809 vota.
Ndërsa, në vend të pestë është Doarsa Kica Xhelili, më 37 mijë e 92 vota./Periskopi/




