Kuvendi kthehet në punë të enjten: Debat për grevën në arsim, me kërkesë të PDK-së

Kuvendi kthehet në punë të enjten: Debat për grevën në arsim, me kërkesë të PDK-së

Kuvendi mblidhet më 15 shtator, këtë të enjte, duke filluar edhe sesionin vjeshtor. Kështu u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, bëri të ditur se veç tjerash, në rend dite është edhe debati parlamentar për grevën e përgjithshme në arsim dhe shërbyesit civil.

Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së, më pas elaboroi kështu kërkesën e partisë për debat parlamentar.

“PDK ka propozuar debat parlamentar për grevat si në arsim edhe për shërbyesit civil. Kjo është java e tretë, e hëna e tretë që do të duhej të fillonte mësimi në Kosovë dhe si rezultat i një kryeneçësie të kryeministrit dhe Qeveria dhe në mungesë të një dialogu me Qeverinë, kemi ardhë në greva ku po humbin shumë nxënësit. Nëse nuk do të kemi një marrëveshje mes sindikatave dhe qeverisë dhe do të vazhdojë greva, nuk ka se si mos të mbahet një debat rreth grevave”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: