Kuvendi mban një minut heshtje në nderim të Ukshin Hotit
Kuvendi i Kosovës seancën e sotme e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Ukshin Hotit.
Në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se përgjegjëse e vetme për zhdukjen e intelektualit Ukshin Hoti është Serbia.
Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.
Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor 1943, në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filoz.