Kuvendi mbetet në krizë, partitë s’arriën të gjejnë kompromis
Takimi në mes liderëve politikë, ku temë diskutimi ishte tejkalimi i ngërçit politik, përfundoi pa sukses njëjtë si 38-të seancat konstituive, raporton Periskopi.
Për më tepër se dy orë, sa zgjati ky takim, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, NISMA dhe partitë tjera joshumicë dolën pa zgjidhje për krizën institucionale.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me partitë politike për gjetjen e zgjidhjes nga bllokimi i Kuvendit.
Kurti, para gazetarëve tregoi se ka dhënë dy propozime për dalje nga kriza institucionale.
”Kompromisi i parë ishte që në rast të votimit të fshetë, nëse nuk i merr 61 vota, tërhiqet. Ajo nuk dëshiron të votohet dy here me votim të fshehtë, andaj kemi lëvizur në situatën para të enjtes kur u dha aktgjykimi nga Kushtetuesja. Kompromisi i dytë ishte që le ta bëjmë një marrëveshje politie në lidhje me nenin t67 ë Gjykatës Kushtetuese e që është marrëveshje politkke në paketë për kryetarin dhe nënkryetarin, dhe nëse nuk e duan votimin e fshehtë le t’I delegojnë përfaqësuesit e tyre në votimin e fshhetë, të cilët mund ta rrëzojnë me votë.
Le t’i delegojnë edhe të tjerët dhe po e rrëzojmë atë komision me votë të përbashkët e cila e pason mërrëveshjen politike që kryetrja dhe nënkryetarja të votohen me paketë”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se të dy propozimet, janë refuzuar nga PDK dhe LDK.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi ka vlerësuar se takimi ka rezultuar i pasuksesshëm.
“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë ai.
Krasniqi është ankuar në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka thënë se po që se votohet të nesërmen për komision për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje të qartë kushtetuese.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, bënë thirrje që të arrihet konsensus politik për ta kaluar ngërçin institucional.
Abdixhiku u shpreh se kërkuan që t’u jepet e drejta të votojnë për, kundër ose abstenim për kandidatët që propozohen dhe tha se në emër të LDK-së, do të votonin kundër me 20 vota për kandidatin që do ta propozonte VV-ja.
“Në këtë periudhë ata kanë vendosur një pengesë që është procedura e fshehtë, që për vendimin e Gjykatës Kushtetuese bëhet e qartë se nuk është kushtetuese, është e paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës, prandaj nuk mund të marrim pjesë në shkelje të Kushtetutës pas këtij aktvendimi”.
“I bëjmë thirrje edhe një herë që të na jepet e drejta për votim. Deputetët e kuvendit s’e kanë këtë të drejtë. Përderisa insistohet në një procedurë që është jokushtetuese tani, neve po na pamundësohet e drejta për votim”, tha Abdixhiku.
Tutje, ai u shpreh se VV-ja për kryetarin e kuvendit i ka 3 vota nga Nisma dhe 3 emra të tjerë nga AAK-ja, e që sipas Abdixhikut, ka mundësi për gjetje të zgjidhjes por “mungesa e vullnetit është çështje e orientimit politik”.
“Pavarësisht gatishmërisë për të pasur një konsensus politik, insistimet në pozicionet paraprake të VV-së e bënë të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje. Ajo që dëgjuam deri tani, ishin të njëjtat pozicione që na kanë këtu deri tash”.
“Në ndërkohë ka ndodhur një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i cili nuk mund të injorohet kaq thjeshtë. Kosova vazhdon të mbetet në krizë nga partia e parë e cila i ka 48 deptuetë dhe nuk do të bëjë një shumicë dhe nuk e kupton përgjegjësinë e kësaj shumice”.
“Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën. Pas 30 ditëve do të duhej një interpretim i ri”, tha ai.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë lëndës së tyre, andaj shpreson që VV të mos vazhdojë me votimin e komisionit të fshehtë dhe shkeljen e Kushtetutës.
“Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së. Shpresoj që VV-ja të mos vazhdojë me shkelje të Kushtetutës”.
“Të kthehet votimi i hapur, dhe është e drejta e VV-së që ta kandidojë kë të dojë. Është e tyrja që t’i gjejnë 61 vota,” ka thënë Kadrijaj. /Periskopi/



