Kuvendi miratoi katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miratoi katër marrëveshje ndërkombëtare

Në seancën plenare të 10 prillit, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan katër marrëveshje ndërkombëtare, por një rezolutë që kërkonte uljen e akcizës dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën nuk kaloi.

Katër marrëveshje në vlerë prej miliona eurosh

Deputetët ratifikuan katër marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh. Mbi 80 vota mori Marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Asociacionit Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës, raporton REL, transmeton Periskopi.

Po ashtu kaloi edhe Marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, kjo marrëveshje është në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Dritën jeshile mori edhe Marrëveshja e Kredisë mes Kosovës dhe Qeverisë gjermane për kredi në sektorin e energjisë dhe klimës.

Ministri Murati tha se kjo marrëveshje, po ashtu në vlerë prej 80 milionë eurosh, mbështet politikat dhe reformat në sektorin e energjisë.

Po ashtu u ratifikua edhe Marrëveshja e kredisë me Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.

Murati tha se marrëveshja është në kuadër të një projekti rajonal dhe është 35 milionë euro kredi dhe 12 milionë në formë të grantit./Periskopi/

Shpërndaje në: