Kuvendi miraton dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Kuvendi miraton dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në ishujt Falkland në operacionet për mbështetje të paqes.

Kërkesën deputetëve ia parashtroi kryeministri Kurti.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin mesa vijon: Detyra e misionit të FSK-së është atashimi i personelit të FSK-së në kompaninë Roulement të këmbësorisë në ishujt Falkland, duke i ofruar mbështetje shtetit pritës, dy; lloji i operacionit është në mbështetje të paqes, tre; vendi i kryerjes së misionit është ishujt Falkland, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, katër; legjislacioni i zbatueshëm është ai vendor, përfshirë marrëveshjen implementuese e ratifikuar me ligj, si dhe legjislacioni i shtetit pritës. Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se 7 pjesëtarë personel të FSK-së, bazuar në marrëveshjen implementuese, ky mision mund të zgjasë deri në tri vite me mundësi vazhdimi sipas dakordimit të palëve, gjatë kësaj periudhe parashihet rotacion për dërgim të personelit,  kështu që përvojën e njëjtë e fitojnë shumë më tepër se 7 veta”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu njoftoi se shpenzimet për këtë mision mbulohen nga buxheti i Kosovës, ndërsa kufizimet janë të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve.

Shpërndaje në: