Kuvendi miraton Planin e Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Kuvendi miraton Planin e Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e Kosovës me BE-në.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje”.

Kurse, projektligjin e prezantoi ministri i Financave, Hekuran Murati, në foltoren e Kuvendit.

“Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro, i cili mund të them se është alokimi më i lartë në raport me bruto produktin vendor nga të gjitha shtetet, pa është rreth 8% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës. Kjo mbështetje financiare vjen në formën 1/3 si grant, ndërsa pjesa tjetër në formë të kredisë. Në këtë aspekt janë dy marrëveshje në kuadër të Planit të Rritjes dhe më pas në një pikë tjetër do të kemi edhe ratifikimin e kredisë”./Periksopi/

Shpërndaje në: