Kuvendi nesër debaton mbi politikën e jashtme

Kuvendi nesër debaton mbi politikën e jashtme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër nga ora 13:00 debat parlamentar mbi politikën e jashtme.

Debati me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte qenë i paraparë të mbahej javën e kaluar, por nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar në të cilën gjendet politika e jashtme e Kosovës.

Shpërndaje në: