Ky deputet i PDK’së thotë se do ta votonte këdo nga familja Jashari për President
Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se do të votojë “për” nëse do të jetë dikush nga familja Jashari si kandidat për president.
Hoxhaj megjithatë ka thënë se i takon Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës të vendos për qëndrimin që do të mbajë për këtë çështje.
“Vota ime është çdo herë pro familjes Jashari, por përtej kësaj i takon kryesisë së PDK-së që ta japë një qëndrim të tillë”, ka thënë Hoxhaj./Periskopi



