Ky është kandidati për kryetar të komunës që ia pa hajrin humbjes, pritet të bëhet deputet në Kuvend

Ky është kandidati për kryetar të komunës që ia pa hajrin humbjes, pritet të bëhet deputet në Kuvend

Kosova, që nga fillimi i këtij viti u përball me zgjedhje paralmentare të mbajtura në muajin shkurt, më pas në tetor me zgjedhje lokale, ndërsa sërish më 9 nëntor u mbajt balotazhi në 18 komuna. Edhe në fundin e këtij viti, pritet që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, raporton Periskopi.

Në balotazhin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor, sipas rezultateve të KQZ-së të cilat ende nuk janë certifikuar, në komunën e Mitrovicës së Jugut, u shpall fitues Faton Peci, ndërsa në Obiliq, Halil Thaçi.

Që të dy janë edhe deputetë të Kuvendit.

Sipas renditjes, pas Pecit e Thaçit, në ulësen e Kuvendit pritet të vie Vigan Qorrolli.

Sipas listës të publikuar në KQZ, Qorrolli ka marrë 16,631 vota.

I dyti kandidat i VV-së, që pritet të betohet është Taulant Kelmendi me 16424 vota.

Kelmendi, humbi zgjedhjet për kryetar të komunës ku i mori 12,478, osë shprehur në për qindje 38.87%.

Ndryshe, në rast se Kelmendi dhe Qorrolli bëhen deputet të Kuvendit, do të jenë për shumë pak kohë në ulësen e parlamentit, pasi pritet që fundi i vitit të përmbyllet me zgjedhje të jashtëzakonshme. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: