Ky është oficeri serb i BIA-s, Igor Babiq që komunikonte me Hysri Selimin i dyshuar për spiunazh
Përgjimeve të reja kanë dalë nga dosja e Hysri Selimit – i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA.
Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri ka dhënë detaje të reja për Igor Babiq me të cilin ka punuar ngushtë Hysri Selimi.
Igor Babiq, i lindur në vitin 1975 në Gjilan. Aktualisht, ai është oficer aktiv i BIA-s në Nish të Serbisë, por ka ndikim të madh në rajonin e Gjilanit, ku konsiderohet si një nga figurat kyçe për ruajtjen e pushtetit të Listës Serbe.
Sipas informacioneve të siguruara nga Debat Plus, Babiq ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së gjatë viteve ’90, ndërsa komunikimet e tij me Selimin zbulojnë një rrjet të organizuar të ndikimit dhe spiunazhit.
Nga ana tjetër, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) posedon të dhëna për disa udhëtime të Selimit drejt Serbisë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të koordinuar kundër sigurisë së Kosovës./Periskopi/



