Ky është parashikimi i motit për fundjavë
![Ky është parashikimi i motit për fundjavë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/01/auto_moti-bore-1126_1543224069-38020721543226142-800x439-1-730x440-1-696x420-1-497x300-1.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka parashikuar motin gjatë fundjavës.
IHMK ka parashikuar që të shtunën të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.
Ndërsa, sipas IHMK, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund.