Ky është shefi i ri i SPAK
Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Kloadian Braho është zgjedhur sot kryetar i ri i SPAK.
Braho ishte në mesin e katër kandidatëve për kreun e SPAK.
Ai u zgjodh kryetar i SPAK me votat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organit më të lartë të sistemit prokurorial në Shqipëri.
Braho do të ketë një mandat tre-vjeçar në krye të SPAK./Periskopi/



