Ky është zotimi Daut Haradinaj për Bashkësinë Islame që po pritet mirë nga besimtarët (dokument)

Ky është zotimi Daut Haradinaj për Bashkësinë Islame që po pritet mirë nga besimtarët (dokument)

Një prej zotimeve kryesore të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është ai për Bashkësinë Islame të Prishtinës. Zotimi i shprehur edhe përmes një letre dërguar këtij institucioni, është pritur mirë dhe ka marrë vëmendjen e opinionit.

Zotimi ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve në raste të ceremonive mortore në vlerë 500 euro, duke përfshirë edhe një drekë mortore. Të gjitha këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i kryeqytetit.

Zotimi i i radhës i kandidatit Haradinaj lidhet me themelimin e veçantë të zyrës për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës. Pra, përfaqësuesit fetarë do të jenë më afër institucioneve për të përcjell brengat dhe kërkesat e ndjekësve të tyre.

Po ashtu, në programin e tij, Haradinaj ka paraparë hapjen e një kuzhine për qytetarët e Prishtinës, për t’i ushqyer ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

“Komuna e Prishtinës do të mbulojë pagesën e qirasë së objektit dhe do të sigurojë ushqimin në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame, Prishtinë”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Daut Haradinaj ka thënë se ky zotim i bërë te Bashkësia Islame, do të nis së zbatuari porsa ai ta marr detyrën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Vlen të theksohet se kjo qasje e Haradinajt është pritur pozitivisht nga krerët fetarë, por edhe nga shumë besimtarë e qytetarë të kryeqytetit.

Shpërndaje në: