Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë

Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë

Një veturë është djegur sot në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin, bëhet fjalë për zyrtarin policor Endrit Hajdari, ndërsa rasti po trajtohet si incident i dyshimtë dhe me rrethana ende të paqarta.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se nuk ka persona të lënduar.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ një veturë ishte kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” tha Gashi.

Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.

Sipas tij, vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vazhdim./Periskopi/

Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë

Shpërndaje në: