Ky person ju tregon si të hani biftek një kilogramësh – gjysmën pa e paguar (Video)

Ky person ju tregon si të hani biftek një kilogramësh – gjysmën pa e paguar (Video)

Menxhamenti i një restoranti në Kaliforni të SHBA-ve, ka publikuar një video ku shihet një klient i cili vjedh shujtën e shtrenjtë që e kishte porositur për ta ngrënë.

Ky burrë ishte futur në restorant dhe i kishte thënë kamerieres se është duke pritur disa miq që t’i bashkohen. Megjithatë, pas gjysmë ore porositi një biftek prej gjysmë kilogrami dhe specialitete tjera, transmeton Telegrafi.

Në video shihet gjysmën e ha në lokal e pjesën tjetër e merr me vete, pasi e mbështolli me folje dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai vazhdimisht shikonte përreth sikur ta dinte se dikush do ta shihte, megjithatë në fund vendosi të largohet nga restoranti pa paguar ushqimin e porositur.

Por, nuk kishte llogaritur se në lokal janë vendosur kamerat e sigurisë, kurse pamjet e këtij momenti të turpshëm janë publikuar në Facebook, nga kamerierja Christina Ingram.

Shpërndaje në: