Ky rimel është perfekt nëse dëshironi një gim natyral

Periskopi.com Zoya

Rimeli i zi është pa dyshim i preferuari i të gjitha vajzave. Madje, disa mund të pyesin: A blejnë njerëzit rimel ngjyrë tjetër veçse të zi? Në fakt, blejnë. Dhe ai që përdoret më shumë pas rimelit të zi, është ai ngjyrë kafe. Më besoni, edhe nëse jeni besnikja më e madhe e rimelit të zi, ai kaf do t’ju bëjë për vete nëse e provoni.

Kur dëshironi një pamje jo të rënduar dhe një grim natyral, rimeli kaf është perfekt, mbi të gjitha, nëse keni flokë dhe qerpikë të çelët. Ai u jep qerpikëve më shumë dimension duke i bërë të duken natyralë. Fatmirëisht, të gjitha mund ta përdorin, mjafton të gjeni atë që i përshtatet formës, volumit dhe gjatësisë së qerpikëve tuaj.

Image

Shpërndaje në: