Kylian Mbappe favorit i madh për ta fituar më në fund Topin e Artë
Kylian Mbappe po mbështetet gjerësisht që më në fund ta fitojë Topin e Artë në vitin 2026, pas shumë vitesh ku ka qenë shumë pranë lavdisë individuale në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Ylli francez pushtoi botën në vitin 2018 me Francën, ndërsa në finalen e Kupës së Botës 2022 realizoi një het-trik historik, por në fund mbeti i zhgënjyer pas humbjes ndaj Argjentinës së Lionel Messit.
Ish-reprezentuesi i Francës, Bacary Sagna, nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Mbappes dhe beson se ky është momenti i tij i madh.
“Ai do ta fitojë. Mendoj se ky është sezoni i duhur që ai ta fitojë Topin e Artë”.
“Mendoj se Kupa e Botës do të jetë shumë e mirë për të me kombëtaren e Francës. Gjithashtu besoj se ai do të ketë një ecuri shumë të fortë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin”./Periskopi/



