Labinot Tahiri merr iniciativën e re për ndërtimin e spitalit të Leukemisë

Labinot Tahiri merr iniciativën e re për ndërtimin e spitalit të Leukemisë

Labinot Tahiri ka marrë iniciativë për ndërtimin e një spitali të ri.

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativën e radhës për të ndërtuar një spital të Leukemisë, ku thotë se me ndihmën e të gjithëve mund të fillohet nisja e spitalit brenda një viti.

Ai thotë se i duhet përkrahja e popullit dhe është i sigurt se do ta bëjë të mundur këtë projekt.

“Mirëmengjesi!
Këto ditë mendoj vetëm për familjet që humbën femijet dhe më të dashurit e tyre nga Leukemia!
Ne mund të realizojmë ndertimin e nje spitali të ri!
Lexoni në foto dhe kush do që mendon se e realizon, unë tërhiqëm, por mbeshtetjen financiare 5000-deri në 10.000 do ti dhuroj vetëm për të motivuar të gjithë përshkak se , u duhet femijeve dhe familjeve tona në të ardhmën një SPITAL I TILLĒ, e jo me i dergua parat jashte vendit.
Spitali për LEUKEMI!
Labi Kosovë e Shqipërisë!”, shkroi Labinot Tahiri në llogarinë e Facebook.

Shpërndaje në: