Lajçak brenda javës, dy herë në Kosovë – Ende s’ka diçka nga takimi me Kurtin

Lajçak brenda javës, dy herë në Kosovë – Ende s’ka diçka nga takimi me Kurtin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ardhur në një vizitë të paparalajmëruar në vendin tonë.

Ai tashmë është duke zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti,  i cili u bë edhe shkak që shefi i ekzekutivit të largohet me shpejtësi nga seanca e Kuvendit.

Se Kurti ndodhet në takim me të dërguarin e BE-së për dialog e bëri të ditur me anë të një postimi edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Për Lajçakun, kjo nuk mbetet vizita e vetme për një periudhë të shkurtër kohore.

Më 9 shtator, ai bashkë me këshilltarët për punë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, qëndruan në Prishtinë.

Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne shoqëruan Lajçakun, në takimin mbi dy orësh që e mbajtën me kryeministrin Albin Kurti.

 

Shpërndaje në: