Lajm i mirë: Arbër Hoxha do të jetë gati për supersfidën ndaj Hajdukut

Lajm i mirë: Arbër Hoxha do të jetë gati për supersfidën ndaj Hajdukut

Lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Arbër Hoxhën.

Sulmuesi shqiptar, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për supersfidën e fundjavës.

Dinamo e Zagrebit do të  luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit, me fillim nga ora 15:00.

Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovacevic që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë.

27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste./Periskopi/

Shpërndaje në: