Lajm i mrekullueshëm për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Lajm i mrekullueshëm për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, i cili në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Zurich dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares, njofton FFK-ja.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00, ndërsa Kryeziu pritet të pushojë këtë ndeshje dhe të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: