Lamine Yamal, gati të trashëgojë “10”-ën magjike të Barcelonës

Lamine Yamal, gati të trashëgojë “10”-ën magjike të Barcelonës

Barcelona po përgatitet t’i besojë njërit prej talenteve më premtues një simbol të peshës së veçantë: fanellën me numrin 10. Pas largimit të Ansu Fatit, është Lamine Yamal ai që shihet si trashëgimtari i radhës i numrit legjendar që kanë mbajtur emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Diego Maradona.

Ky kalim brezash duket se u “bekua” në mënyrë të veçantë nga vetë Messi. Në një nga reklamat më të fundit të Adidas, kampioni argjentinas i dërgon një letër të hapur Yamalit, duke i lënë një mesazh motivues që shumë e kanë interpretuar si simbolikë për të kaluar stafetën, shkruan A2 CNN.

Yamal, vetëm 17 vjeç, ka treguar se e ndien këtë trashëgimi në kurriz, por edhe që e pranon me mirënjohje. Ai reagoi në rrjetet sociale me një foto të veçantë nga arkivat: kur ishte foshnjë, në krahët e vetë Messit, gjatë një fotosesioni të famshëm në vitin 2007. Me këtë postim, Yamal nuk dha vetëm një falënderim publik, por tregoi se e sheh “Pleshtin” si udhërrëfyes dhe frymëzim për rrugëtimin e tij.

Shumë tifozë të Barcelonës e kanë përqafuar idenë se “10”-a ikonike do të shkojë tek një lojtar që jo vetëm premton magji në fushë, por edhe mishëron përulësinë dhe përkushtimin që kërkon kjo fanellë./Periskopi/

Shpërndaje në: