Laporta jep lajmin e papritur: Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës

Laporta jep lajmin e papritur: Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës

Tifozët e Barcelonës kanë marrë lajmin e hidhur nga presidenti Joan Laporta, lidhur me postin e trajnerit.

Koeman thuhej se do të shkarkohet gjatë javës tjetër, pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, por një gjë e tillë megjithatë duket se nuk do të ndodh.

Laporta ka bërë të ditur se holandezi do të vazhdojë të jetë në krye të stolit katalan, pavarësisht rezultatit ndaj Atleticos.

“Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës. Ai meriton besim, mbi të gjitha pasi është legjendë e Barcelonës”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Unë e vlerësoj shumë se ai dëshiron të jetë trajner në momentet më të vështira. Ai rikuperoi shpirtin e skuadrës”, shtoi presidenti.

Barcelona është në një krizë rezultatesh. Gjasat janë të mëdha që sonte të thellohet kriza, pasi përballë do të kenë një kundërshtarë të vështirë si Atletico. /Periskopi/

Shpërndaje në: