Laporta konfirmon se do të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Barcelonës

Laporta konfirmon se do të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Barcelonës

Skuadra e Barcelonës po përgatitet për zgjedhjet e reja brenda kryesisë.

Presidenti aktual, Joan Laporta, ka konfirmuar se të hënën me datë 9 shkurt do të jap dorëheqje nga posti i Presisidentit, në menyrë që pastaj të rikandidoj për mandatin e ri, në zgjedhjet e cila do të mbahen me 15 mars, shkruan IndeksOnline.

Kjo do të thotë që ai dhe disa nga anëtarët e bordit të tij do të tërhiqen për të marrë pjesë dhe për të promovuar kandidaturën e tij për rizgjedhje.

Pas kësaj, deri në zgjedhjet e reja, Barcelona do të udhëhiqet nga Rafael Yuste dhe një grup tjetër që nuk janë pjesë e garës.

“Siç përcaktohet në statut, disa anëtarë të bordit do të duhet të japin dorëheqjen për të kandiduar për rizgjedhje, dhe ne do ta bëjmë këtë në një takim që do të mbahet të hënën e ardhshme, më 9”, ka deklaruar Laporta para ndeshjes me Albaceten në Kupën e Spanjës./Periskopi/

Shpërndaje në: