Laporta zbulon detajet e marrëveshjes për transferimin e Griezmann tek Atletico

Laporta zbulon detajet e marrëveshjes për transferimin e Griezmann tek Atletico

Antoine Griezmann ishte një nga lëvizjet më të mëdha që u kompletua në orët e fundit të merkatos.

Barcelona huazoi yllin francez te skuadra e Atletico Madrid, për të liruar hapësira për pagat në skuadër.

Së fundmi, në një intervistë të tijën, Joan Laporta ka shpjeguar edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen e arritur.

“Griezmann duhet të luajë 50% të ndeshjeve në të cilat mund të luajë, për të pasur opsionin që Atletico të jenë në garë për të”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

Raportohej se Atletico Madrid ka të obligueshme blerjen e tij në fund të huazimit, por sipas kësaj, shihet se blerja është opsionale. /Periskopi/

Shpërndaje në: