Latifi: Kishat serbe janë një ndër pikat ma të forta të diskursit serb kundër Kosovës

Latifi: Kishat serbe janë një ndër pikat ma të forta të diskursit serb kundër Kosovës

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas publikimit të videove ku shihen terroristët që sulmuan policinë në veri duke ikur drejt maleve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latifi ka thënë se më mirë që terroristët serbë ikën maleve, sesa të ishin martirizuar brenda Manastirit të Banjskës.

“Kam mendimin se qoftë e negociuar ose jo, ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit në dhe rreth manastirit, është një fitore taktiko-diplomatike e Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje, Latifi u shpreh se nëse terroristët nuk do mund të tërhiqeshin, ata do të detyroheshin të mbroheshin brenda manastirit.

“Një sulm i armatosur në dhe rreth manastirit do të ishte një dhuratë e paçmuar për Beogradin. “Martirizimin” e terroristëve dhe eventualisht të ndonjë murgu brenda manastirit propaganda serbe do ta kthente në një atak të tmerrshëm diplomatik kundër Kosovës dhe për pasojë, me shumë mundësi, veriu do të na rrëshqiste përfundimisht nga duart”, ka shkruar ai.

Ai tha se kishat serbe janë ndër pikat më të forta të diskursit serb kundër Kosovës.

“Përfundimisht: më shumë na janë dashur ato pamje të terroristëve duke ikur si cuba, se pamjet e trupave të tyre të gjakosur brenda manastirit. Fitoret nuk maten vetëm me numrin e të vrarëve në beteja, por edhe me efektin politik të betejave”, ka shtuar në fund ai.

Shpërndaje në: