Latifi shfaqet në seancë, pyetet për ikjen e mjekëve dhe thotë: Javën e kaluar isha në Greqi, edhe ata e kanë këtë problem

Latifi shfaqet në seancë, pyetet për ikjen e mjekëve dhe thotë: Javën e kaluar isha në Greqi, edhe ata e kanë këtë problem

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas një kohe sot është gjendur në ambientin e sallës së Kuvendit, po zhvillohet seanca e radhës plenare, transmeton Periskopi.

Ai lidhur me largimin e mjekëve, ka bërë krahasime me Greqinë e vende tjera evropiane.

‘’Unë isha në Greqi javën e kaluar. E kanë të njëjtin problem me largimin e punëtorëve shëndetësorë prej një vendi në vendin tjetër’’, tha ai.

‘’Një spital që e pashë në Athinë, në një sallë, një bllok, i kanë bë 5 mijë operacione. Anesteziologët mbulojnë 40 njësi klinike me sallat e operacionit.’

Ai fajin për ikjen e mjekëve por edhe mungesën e kuadrit mjekësor ia ka hedhur qeverive të kaluara./PERISKOPI/

Shpërndaje në: