Laura Fazliu eleminohet në luftën e parë në Grand Prixin e Portugalisë

Laura Fazliu eleminohet në luftën e parë në Grand Prixin e Portugalisë
Laura Fazliu e ka nisur Grand Prix Portugalia me duelin ndaj francezes Melodie Turpin.

Në kategorinë -63 kilogramë, Fazliu u fut në garë me synimin për medaljen e artë.

Kosovarja e nisi duelin mjaft mirë, duke qenë më kërkuese sesa Turpin.

Fazliu pas një minute luftë fitoi pikën e parë, duke rrëzuar kundërshtaren e saj. Por, një pakujdesi e saj i dha fitoren francezes.

Fazliu u mposht nga një IPPON, pas një mbërthimi që nuk mund të lirohej. Këtu mbaron gara për Laurën, e cila eliminohet qysh në luftën e parë.

Shpërndaje në: