Lavrov: Propozimi i SHBA-së për bashkëpunim në Siri, “hap në drejtimin e duhur”

Lavrov: Propozimi i SHBA-së për bashkëpunim në Siri, “hap në drejtimin e duhur”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka thënë se propozimi i Uashingtonit për bashkëpunim në Siri është “hap në drejtimin e duhur”, duke shtuar se duhen informacione shtesë rreth propozimit të SHBA-së “për krijimin e zonave të ndalim – fluturimit”.

“Ndonëse ne kemi shtruar pyetje, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se çka është parashikuar me “krijimin e zonave të ndalim – fluturimit”, pasi ne nuk kemi biseduar për këtë çështje më parë”, ka thënë Lavrov gjatë një vizite në Paris.

Rusia është duke shtyrë përpara një plan me Iranin dhe Turqinë për krijimin e katër “zonave të sigurta”, në të cilat janë të ndaluara sulmet ajrore.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson ka thënë se Amerika “është e gatshme për mundësinë e krjimit të ndonjë marrëveshje me Rusinë për të siguruar stabilitet, duke përfshirë zonat e ndalim – fluturimit”.

Tillerson i ka bërë këto deklarata para takimit të parë mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, i cili do të zhvillohet sot, në margjina të samitit G20 në Hamburg.

 

Shpërndaje në: